Në zonat përreth Milanos dhe Torinos, ka pasur përmbytje si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.
Në disa zona ka pasur reshje shiu deri në 220 mm për metër katror, e gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.
Stuhitë e fuqishme shkulën pemët dhe kulmet e shtëpisë, e më së rëndi e ka pësuar Lombardia që u godit nga gjashtë tornado.
Tornadoja e shtatë goditi një zonë turistike ku dëme të mëdha u raportuan edhe në një aeroklub lokal, që plotësisht u shkatërrua objekti ku pjesëtarët e saj mbanin takimet.