Ekonomia, ndryshimet klimatike, marrëdhëniet me Kinën e NATO ishin në qendër të debatit të tretë dhe të fundit mes 7 kandidatëve për kancelarë të Gjermanisë. Të Dielën, vendi zhvillon të parat zgjedhje parlamentare, pas 16 vitesh pa Merkelin si kandidate për kancelare.
Pikat që ndezën debatin ishin deklaratat e kandidatit socialdemokrat Olaf Sholc, i cili tha se objektivi për rritjen e shpenzimeve për NATO-n deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto duhet rishikuar drejt një objektivi që bazohet tek realitetet ekonomike të secilit vend anëtar. Pasardhësi i Merkelit tek kristiandemokratët Armin Lashet tha se marrëveshja e gazsjellësit NordStrim 2 duhet rishikuar, në mënyrë që Ukraina që shërben aktualisht si vend tranziti, të mos vuajë pasojat e devijimit që i bën ky projekt.
Kandidati liberaldemokrat u shfaqën më i rezervuar për çështjen e klimës ku u bashkuan 3 kandidatët kryesorë, ndërsa premtoi një politikë më miqësore me Kinën bazuar tek interesat ekonomike. Sondazhet parashikojnë kryesimin e socialdemokratëve, të cilët nuk mund të bëjnë qeveri pa ndihmën e kristiandemokratëve, të gjelbërve, liberaldemokratëve apo të majtëve.