Kandidati i CDU-së Armin Laschet i mbyll këto zgjedhje me një tjetër gafë çka shumë kritikë menjëherë e cilësuan një autogol të politikanit.
Laschet ka palosur në mënyrë të gabuar fletën e votimit ku duket qartë që 60-vjeçari ka votuar për CDU.
Laschet, i cili shkoi për të votuar së bashku me gruan e tij, bëri një foto për mediat ndërsa votonte siç është traditë për kandidatët.
Shenjat ‘x’ në fletën e tij të votimit ishin të dukshme dhe sipas mediave vota e tij rrezikon të anulohet.
Më herët 60-vjeçari u kryqëzua për një tjetër gafë, pasi u filmua duke qeshur gjatë një vizite në një nga qytetet e goditura nga përmbytjet.