Ukraina ka shënuar 80 vjetorin e masakrës së Babi Yar, një nga masakrat masive më famëkeqe të Holokaustit.
Gati 34 mijë hebrenj u vranë brenda dy ditësh në vitin 1941 në përroin e pyllëzuar, Babi Yar, në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Masakra u krye nga trupat SS dhe bashkëpunëtorët lokalë kur qyteti ishte nën pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Euronews.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të mërkurën, vendosi lule në monumentin e viktimave.
“Babi Yar, dy fjalë të shkurtra që tingëllojnë si dy të shtëna të shkurtra armësh, por mbajnë kujtime të gjata dhe të tmerrshme për disa breza”, është shprehur Zelenskyy.