Maja e dytë më e madhe në Evropë është tkurrur me një metër që nga viti 2017 për shkak të ndryshimit të klimës, njoftuan dje ekspertët francezë.
Shkencëtarët besojnë se Mont Blanc humbet mesatarisht 13 cm në lartësi çdo vit, shkruan Daily Mail.
Mont Blanc matet çdo dy vjet për të krijuar modele të nivelit të mbulesës së akullit.
“Tani i takon klimatologëve dhe shkencëtarëve të tjerë të rishikojnë të dhënat e mbledhura dhe të dalin me teori që shpjegojnë këtë fenomen”, thanë ekspertët në një konferencë shtypi në Saint-Gervais-les-Bains, rrëzë Mont Blanc.
Sipas shkencëtarëve, lartësia e malit ndryshon nga viti në vit, sepse maja është e mbuluar me një shtresë dëbore të përhershme, lartësia e së cilës ndryshon në varësi të intensitetit të erës dhe sasisë së reshjeve.
“Lartësia e Mont Blanc ka qenë vazhdimisht e ndryshme që nga kohërat e lashta”, shpjeguan gjeografët.