Profesori ngre alarmin: Ky qytet mund të goditet nga një tërmet i fortë

Evropë

Profesori ngre alarmin: Ky qytet mund të goditet nga një tërmet i fortë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Këto kohë Greqia është goditur nga disa lëkundje sizmike në disa zona. Tërmeti i fundit u regjistrua mëngjesin e së hënës në Kretë ku la një të vdekur, disa të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara.

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por profesori grek Efthymis Lekkas nuk e përjashton mundësinë e një lëkundje të fortë sizmike 5.5 Rihter në Tebë.

Sizmologët grekë me në krye drejtuesin e institucionit Efthymis Lekkas u mblodhën të mërkurën në mbrëmje për situatën e fundit dhe veçanërisht për Tebën duke vendosur të dërgonin një ekip në zonë për të vlerësuar situatën, por edhe për të kontrolluar gatishmërinë e mekanizmit shtetëror.

“Nuk është shumë e mundshme, por një tërmet me magnitudë 5.5 nuk përjashtohet në Tebë“, tha profesori për televizionin grek “MEGA”.

Sidoqoftë, ai vlerësoi se Attica dhe Lamia nuk do të ishin në rrezik nga një tërmet në Tebë.

Pas tërmetit me magnitudë 5.8 në Kretë, Efthymis Lekkas paralajmëroi se shkencëtarët janë të shqetësuar për të gjithë vendin dhe se, në çdo moment, mund të ketë një tërmet të madh në të gjithë Greqinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat