Autoritetet njoftuan se katër persona u plagosën nga një tornado që goditi qytetin Kiel në Gjermani.
Videot e postuara në mediat sociale treguan mbeturinat që transportoheshin në ajër dhe skicën e qartë të një tornadoje.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA citoi një zyrtar në agjencinë kombëtare të motit DWD, të kishte deklaruar se tornado mund të mos ketë qenë shumë e fortë, por mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme nëse do të kishte goditur qendrën e qytetit dhe jo një zonë kryesisht të papopulluar,.
Ka rreth 20 deri në 60 tornado çdo vit në Gjermani, sipas bazës evropiane të motit.