Presidenti italian, Sergio Mattarella, po kërkon një shtëpi me qera në Romë, ndërsa mandati i tij presidencial është drejt përfundimit.
80-vjeçari Mattarella u “kap” këtë javë, pasditen e së mërkurës, duke vizituar një apartament qëpo jepej me qira në një zonë rezidenciale të Romës midis Villa Ada dhe Villa Borghese së bashku me vajzën e tij, Laura.
Pronarja e shtëpisë, e shokuar i kërkoi një selfie, një kërkesë të cilën Presidenti e pranoi dhe pozoi pranë gruas, sipas gazetës italiane Corriere della Sera.
“President, nuk e di nëse mundem, por… a mund të bëjmë një foto?,“- i ka thënë ajo.