​COVID-19, Zvicra do të shpërblejë njerëzit që bindin të tjerët të marrin vaksinën

Evropë

​COVID-19, Zvicra do të shpërblejë njerëzit që bindin të tjerët të marrin vaksinën

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Të gjithë zviceranët që bindin miqtë, kolegët ose të afërmit e tyre që të vaksinohen kundër Covid-19 mund të shpërblehen, sipas një propozimi që synon të nxisë përhapjen e vaksinimit.

”Njerëzit që nxisin të tjerët të marrin vaksinën do të marrin kuponë me vlerë 50 franga (53 dollarë)”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

Kuponët mund të përdoren në restorante ose kinema.

”Skema do të funksiononte nëse njerëzit që marrin një vaksinë kalojnë emrin e personit që i bindi ata ta bëjnë këtë”, sipas propozimit të Berset.

Vetëm 58,46% e njerëzve zviceranë janë plotësisht të vaksinuar, sipas të dhënave të shëndetit publik.

Qeveria gjithashtu planifikon të krijojë 50 qendra të tjera të lëvizshme të vaksinimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat