Ashpërsohet vullkani në La Palma, lëkundje të reja tërmeti

Evropë

Ashpërsohet vullkani në La Palma, lëkundje të reja tërmeti

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 22:57
La Palma

Ishulli spanjoll La Palma ka regjistruar një seri të tërmeteve gjatë së shtunës teksa vullkani ka ashpërsuar aktivitetin.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të ditur se niveli i lëkundjeve ishte i ngjashëm me tërmetin e regjistruar në ditët e para të shpërthimit vullkanik.

Sipas Institutit për Vullkane në La Palma, ka nisur rrjedhje e lavës nga një hapësirë tjetër në ishull.

Dy qytete të ishullit janë në izolim të plotë për shkak të kualitetit të dobët të ajrit. Lava e vullkanit ka dëmtuar 981 ndërtesa, ndërkaq janë evakuuar më shumë se 6 mijë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat