Policia në Athinë është përleshur me protestuesit kundër ligjit të ri që obligon mësuesit dhe shkollat të bëjnë vlerësime të performancës. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë qindra protestues.
Sindikata e Arsimit ka organizuar tri protesta, një në kryeqytetin grek dhe dy në Selanik.
Gjykata greke të enjten ka marrë vendim kundër mbajtjes së një greve të planifikuar nga mësuesit që donin të shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj ligjit të ri të arsimit.
Shteti grek në muajt e fundit është përballur me një seri të protestave. Gjatë muajit të kaluar, punëtorët shëndetësorë protestuan kundër vendimit të qeverisë për vaksinimin e obliguar për të gjithë punëtorët shëndetësorë.