Gjendja shëndetësore e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan nuk është e mirë dhe për këtë po flasin të gjitha mediat.
Ai është parë i lodhur në daljet e fundit publike dhe kjo i ka bërë të gjithë të dyshojnë mbi shëndetin e tij.
"Foreign Policy" shkruan se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke.
Thuhet se ka shenja se ai mund të jetë shumë i sëmurë për të kandiduar për rizgjedhje.
Disa video të publikuara tregojnë se udhëheqësi turk nuk është dukur mirë. Disa prej tyre nuk janë aq të qarta sa të tjerët, por, të marra së bashku, ato ngrenë disa pyetje të dukshme në lidhje me shëndetin e Erdoganit.
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Yüksek Askeri Şura Toplantısı öncesi, YAŞ üyeleriyle birlikte Anıtkabir'i ziyaret etti. Erdoğan'ın Aslanlı yolda yürürken zorlanması sosyal medyada gündem oldu. pic.twitter.com/dhhFs8AMgN
— BOLD (@BOLDmedya) August 4, 2021