Plot 300 kg marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme në Mal të Zi.
Lënda narkotike u sekuestrua në terminalin Doganor në Podgoricë.
Droga ishte fshehur në një kamion cisternë që drejtohej nga një shofer nga Bosnja, që kishte hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria.
Destiancioni përfundimtar i marijuanës ishte Bosnje Hercegovina.