Tornadoja e fuqishme e përcjellë me shira të rrëmbyeshëm ka goditur sot Katanian në Sicili, kanë njoftuar autoritetet e këtij qyteti.
Nga erërat e forta janë ndërtuar shumë objekte dhe vetura, e sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ka shumë të lënduar pavarësisht që asnjë prej tyre nuk është mbajtur në spital.
E nga shirat e rrëmbyeshëm shumë rrugë janë nën ujë, parqet e fëmijëve janë shndërruar në “lumenj” e autoritetet komunale po bëjnë të pamundurën që të largojnë drunjtë nga rrugët.
Sipas pamjeve të publikuara më poshtë shihet stuhia e fuqishme duke shkulur drunjtë, që në shumë pjesë kanë përfunduar mbi vetura dhe në rrugë që janë bllokuar nga trafiku i rënduar.
Gjithashtu, siç raportojnë mediat lokale, katër aeroplanë janë detyruar të aterojnë nëpër aeroporte tjera. Pamjet e publikuara në Twitter, shfaqin tornadot mbi ujë që arrijnë me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit.