Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë nga Ukraina

Evropë

Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë nga Ukraina

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:28
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu e ka akuzuar publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë nga Ukraina.

Sipas Çavuşoğlut, veprimet e Rusisë për të aneksuar gadishullin janë të paligjshme dhe se Turqia nuk e ka ndërmend ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Ne nuk e njohim (aneksimin) e Krimesë, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë, ne nuk i fshehim këto politika”, ka thënë Çavuşoğlu.

Ky prononcim i tij vije pak ditë pas dështimit të negociatave në mes të Turqisë dhe Rusisë për Sirinë.

Së fundmi në rajonin e Idlibit, Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të Ushtrisë turke dhe luftëtarëve pro-turk, çka ka ndikuar në acarimin e raporteve Turqi-Rusi.

Çavuşoğlu përveç okupimit rus të Krimesë është ndalur edhe te rasti i Gjeorgjisë. Ai është shprehur se Turqia e njeh integritetin territorial te Gjeorgjisë, pra nuk do të njoh Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, territore këto të okupuara nga Rusia në vitin 2008, gjatë konfliktit Rusi-Gjeorgji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat