Pas temperaturave të ulëta të ditëve të kaluara, austriakët tani duhet të vishen më trashë. Rënia e tempraturave solli reshje të borës në Austri.
Fjollat e para të dëborës tashmë po bien në Tirol, siç tregojnë fotografitë e marra nga ueb -kamerat “Bergfex”. Pritet deri në 30 centimetra borë në vendet me lartësi mbi detare deri në 1 mijë e 500 metra.
Sipas Institutit Qendror Meteorologjik pjesa më e madhe e Austrisë ka tendencë të jetë me vranësira të mërkurën. Sipas meteorologëve, shumica e reshjeve priten në gjysmën e dytë të ditës në jug të kreshtës kryesore Alpine. Në këto pjesë shoferët duhet të presin kushte të rrëshqitshme në rrugët e vendit.
Temperaturat mezi arrijnë më shumë se 9 deri në 16 gradë.
Të enjten vranësirat vazhdojnë të mbizotërojnë dhe në pjesën lindore do të ketë erëra të forta veriore, në disa raste me reshje shiu.

