Imazhet e pazakonta të vitit 2018 që kishin tërhequr interesin e mediave nga e gjithë bota u kthyen në Aetoliko të Greqisë edhe këtë vit.
“Velloja” e merimangave që mbulon shumë vende, një fenomen sezonal, shkaktohet nga merimangat e llojit Tetragnatha.
Autoriteti i Menaxhimit të lagunës aty pranë shpjegoi se ky fenomen ndodh nga rritja e tepërt e merimangave pranë zonave ku fluturojnë mushkonjat.

Agjencia sqaron se kur të ketë një rënie të mëtejshme të temperaturave, ky fenomen do të zvogëlohet.