Një ish i dënuar në burgjet ruse, në rajonin Saratov, ka publikuar pamje tronditëse nëpërmjet të cilëve ka treguar torturat dhe përdhunimet që sipas tij kryheshin brenda këtyre ambienteve ndaj të dënuarve.
Fotografitë dhe videot e torturave çnjerëzore kanë tronditur opinionin publik.
Janë të paktën 1.000 video në posedim të ish të burgosurit Vladimir Osetskin, të cilat u paraqitën në gazetën "Le Monde."
WARNING: GRAPHIC CONTENT – Russian authorities said they fired five senior prison officials and opened a slew of criminal investigations into alleged torture and sexual assaults at a jail in the Saratov region https://t.co/hg1WYA3crZ pic.twitter.com/MgsbRqm0lY
— Reuters (@Reuters) October 7, 2021
Ai ka në posedim shumë më tepër material, i cili vërteton ekzistencën e një qarku të organizuar torturash dhe përdhunimesh, nën urdhrat e administratës së burgut.
Osetsky aktualisht është aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejton OJQ -në "Gulagu.net", e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/07/auto_-640-0-615f328eeb93e1633629888.jpg)
Video/ Robotët do të kryejnë punën e policisë, patrullim në rrugë për identifikimin e shkelësve të ligjit
Video e parë tregon një të burgosur me krahët dhe këmbët e lidhura duke bërtitur nga dhimbja ndërsa përdhunohet me një shtyllë. Siç shihet në video, një i paraburgosur mban të arrestuarin, një tjetër e përdhunon dhe një i tretë filmon përdhunimin, madje edhe me pajisjet e administratës së burgut.
Videoja e dytë, e datës 10 Prill 2020, tregon një burrë që qëndron mbi një të burgosur, duart e të cilit janë të lidhura me shirit, dhe shtyp kokën me çizmen e tij. Një video tjetër, e datës 25 qershor 2020, tregon përdhunimin e një të burgosuri të lidhur me një litar në shtrat.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/07/auto_-640-0-615f32a0048031633629890.png)
Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë nisur një hetim mbi akuzat e torturës. Tashmë, pesë oficerë burgu janë larguar nga postet e tyre.
Një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Kremlini ishte në dijeni të rastit.
"Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po merret me çështjen. Nëse vërtetohet informacioni, kjo natyrisht do të jetë një arsye për kryerjen e një hetimi serioz," tha Dmitry Peshkov.