Çekia nis votimet në zgjedhjet parlamentare

Evropë

Çekia nis votimet në zgjedhjet parlamentare

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 10:25
Kryeministri aktual i Çekisë, Andrej Babis.

Çekët votojnë sot dhe nesër në zgjedhjet parlamentare.

Sondazhet sugjerojnë se kryeministri aktual, Andrej Babis, dhe partia e tij ANO do të shënojnë fitore të ngushtë.

Dy parti më të vogla që e mbështesin Qeverinë e tij - Socialdemokratët e majtë dhe Partia Komuniste - mund të mos fitojnë vende të mjaftueshme për të mbetur në Parlament.

Kjo mund ta detyrojë ANO-n të kërkojë marrëveshje me nacionalistët e ekstremit të djathtë, për të mbajtur pushtetin.

Një rezultat tjetër i mundshëm është një qeveri e përbërë nga dy blloqet kryesore opozitare të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.

Babis është duke u përballur aktualisht me akuzat për prona të padeklaruara jashtë Çekisë, të cilat janë zbuluar nga të ashtuquajturat Letra të Pandorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat