Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
30 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID nga 41 që ishin një ditë më parë.
3,023 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Ndërkohë incidenca javore e rasteve të COVID në nivel kombëtar në Itali vazhdon të ulet, duke arritur në 34 për njëqind mijë banorë (27 shtator-3 tetor) krahasuar me 39 javën e kaluar.