Papa Françesku nuk do të jetë pjesë e konferencës së OKB-së

Evropë

Papa Françesku nuk do të jetë pjesë e konferencës së OKB-së

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:38
Papa Françesku

Papa Françesku nuk do të jetë pjesë këtë vit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Vatikani ka bërë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore udhëtimi drejt Skocisë është i pamundur.

Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë.

Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat