Masat e reja/ Greqia do të heqë kufizimet për të vaksinuarit

Evropë

Masat e reja/ Greqia do të heqë kufizimet për të vaksinuarit

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:23
Alexis Tsipras

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris njoftoi se favorizimet e reja për personat e vaksinuar do t'i përjashtojnë ata nga kufizimet aktuale të lëvizjes.

Të vaksinuarit do të jenë në gjendje të lëvizin më lirshëm, përfshirë në të ashtuquajturat "zona të kuqe" të vendit.

Disa e kanë quajtur lëvizjen dëshmi se “qeveria po dështon me programin e saj të vaksinimit dhe se po përdor aplikimin e masave ndëshkuese kundër atyre që shteti nuk arriti t'i bindë për t'u vaksinuar”.

Mesazhet që qeveria po përpiqet të përcjellë është se ata që janë të vaksinuar do të gëzojnë një "kthim në normalitet" dhe se është e paimagjinueshme të imponohet një bllokim i ri i përgjithshëm për vendin.

Kreu i opozitës Alexis Tsipras i ka kërkuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament të japë përgjigje se pse Greqia tani ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në BE.

Në një postim në Facebook, Tsipras tha "taksa e gjakut është shumë e rëndë. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu", shtoi ai.

Në përgjigje, një zëdhënës i qeverisë ka pranuar se numri i lartë i vdekjeve ishte një fakt jashtëzakonisht i trishtuar dhe për të ardhur keq. "Kur të shpjegohet shkencërisht dhe kur të ketë vend për shpjegime politike, qeveria do të mbajë qëndrim”, ishte përgjigja zyrtare e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat