Aksident i frikshëm, furgoni humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, raportohet për të vdekur

Evropë

Aksident i frikshëm, furgoni humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, raportohet për të vdekur

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Isparta të Turqisë duke lënë një të vdekur dhe 6 të lënduar.

Për arsye ende të paqarta një furgon humbi kontrollin duke u përplasur përballë me një kamion që transportonte mollë.

Përplasja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u bënë copë, ndërsa mbeti i vdekur edhe drejtuesi i kamionit, kurse 6 pasagjerë të furgonit u dërguan me plagë në spital.

Gjithçka u filmua nga kamera që kishte një tjetër kamion që ndodhej pas. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe një mësim i mirë për përdoruesit e rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat