19 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në Rusi, në Tatarstan.
Mediat në Rusi bëjnë me dije se avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut. Në bord ndodheshin 23 persona mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.
Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave.
Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.
Так сейчас выглядит место крушения самолёта L-410 в Татарстане.
— AB (@SergyGus) October 10, 2021
На борту находилось 22 человека: парашютисты и члены местного аэроклуба. Здесь работают скорая и службы. pic.twitter.com/abpOcDIoir