Italia ka arritur cakun me vaksinimin e 80% të popullatës së saj mbi moshën 12-vjeçare, kundër COVID-19.
Sipas të dhënave qeveritare, 43,229,551 persona mbi moshën 12 vjeç, nga gjithsej rreth 60,000,000 sa ka popullatë Italia, e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës deri më 10 tetor.
Targeti për vaksinimin e 80% të popullatës ishte vendosur nga komisioneri special për emergjencat e COVID-19, gjenerali ushtarak Francesco Paolo Figliuolo, në mars të këtij viti.
Pavarësisht kësaj, këshilltarë të komisionerit, kanë deklaruar se imunizimi i 80% të popullatës nuk është i mjaftueshëm.
Ndërkohë, hospitalizimet si pasojë e COVID-19 në Itali kanë shkuar duke rënë që nga fillimi i kësaj vere.
Italia ka regjistruar 131,274 të vdekur si pasojë e COVID-19, që nga fillimi i pandemisë në shkurt të vitit të 2020. Ky është shteti me numrin më të lartë të të vdekur në Evropë si pasojë e koronavirusit, pas Britanisë së Madhe. Ndërkaq, numri i rasteve pozitive në Itali ka arritur në gjithsej 4,7 milionë dollarë.