Zëvendëskryetari gjerman Olaf Scholz filloi të hënën raundin e parë të bisedimeve eksploruese me të Gjelbrit dhe demokratët për një koalicion të ri qeverisës.
Socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholzit e mundën bllokun konservator të kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e muajit të kaluar.
Mirëpo, procesi i krijimit të një qeverie të re mund të zgjasë me javë ose muaj dhe Merkel dhe qeveria e saj do të qëndrojnë në rolin e ushtruesve të detyrës.
Nëse negociatat rezultojnë në një koalicion, Scholz do të bëhej udhëheqësi i ri i Gjermanisë.