Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg do të jetë kancelar i ri i vendit. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Sebastian Kurz i akuzuar për korrupsion.Schallenberg është një diplomat karriere por një fillestar në jetën politike.
“Kjo është një detyrë jashtëzakonisht sfiduese, dhe nuk është një kohë e lehtë, për asnjërin prej nesh. Por unë mendoj se ne po tregojmë një shkallë të pabesueshme të përgjegjësisë ndaj këtij vendi”, u shpreh Alexander Schallenberg.
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje u shpreh se puna e qeverisë duhet të vijojë.
“Kjo krizë qeveritare ka përfunduar. Të hënën në mesditë do të betohet Kancelarin i ri dhe një Ministër i ri i Jashtëm. Dhe puna për vendin tonë mund të vazhdojë. Falënderoj Sebastian Kurz. Me dorëheqjen e tij ai e mbajti dëmin larg zyrës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në integritetin e institucioneve tona”, deklaroi presidenti.
Kurz iu nënshtrua presionit, duke dhënë dorëheqjen pasi prokurorët filluan hetimin ndaj tij dhe anëtarëve të ngushtë të dyshuar për korrupsion.
Skandali ka minuar besimin e votuesve. “Situata ishte shumë e trazuar, ne vetëm mund të shpresojmë që gjërat të përmirësohen”, u shpreh një qytetar.