Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës

Evropë

Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:06
Gjermani

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës. Ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Më shumë se një gjysmë viti testet kundër Coronës ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë. Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.

Image

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim. "Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale", është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, "Redaktionsnetzwerk Deutschland"./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat