Ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është betuar këtë të hënën si kancelar, disa ditë pasi Sebastian Kurz ofroi dorëheqjen nga ky post.
Ish-kancelari Kurz dhe Kancelaria është nën hetime për keqpërdorim të parasë publike gjatë periudhës 2016-2018.
Kurz dhe nëntë persona të tjerë dyshohen se me para të buxhetit knë paguar një gazetë për raportime pozitive.
E njëjta gazetë ka bërë sondazhe të rrejshme për popullaritetin e tij.