Kryeministri grek merr dozën e tretë të vaksinës

Evropë

Kryeministri grek merr dozën e tretë të vaksinës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:36
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis këtë të martë ka marrë dorën e tretë të vaksinës anti Covid.

Mitsotakis u bëri thirrje qytetarëve grekë të bëjnë dozën përforcuese, duke kërkuar që të gjithë ato persona që nuk janë vaksinuar të shkojnë dhe të rezervojnë oraret e tyre.

“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve”, ka thënë ai.

Pas vaksinimit, Kryeministri pati një bisedë të shkurtër me Zëvendës Ministrin e Krizës Klimatike dhe Mbrojtjen Civile Evangelos Tournas dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile Vassilis Papageorgiou, për përgatitjen në funksion të fenomeneve intensive të motit që priten në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat