Covid-19 në Itali, mbi 2 mijë të infektuar dhe 49 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

Covid-19 në Itali, mbi 2 mijë të infektuar dhe 49 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.494 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 49 persona.

Shkalla e pozitivitetit është 0.8%.

Sa i përket të shëruarve ato janë 3.997 ndërsa shtrimet në spital janë ulur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat