Një grua dhe djali i saj kanë përfunduar në spital, pasi u lënduan mbrëmë në zjarrin që përfshiu ndërtesën 20-katëshe në pjesën jugperëndimore të Londrës.
Tre persona ishin larguar nga apartamenti pasi ishte përfshirë nga zjarri, e 50 tjerë vendosën të largohen pak para se të mbërrinin ekipet e zjarrfikësve.
Siç raporton Independent, në vendin e ngjarjes u dërguar 70 zjarrfikës dhe dhjetë mjete të tyre për fikjen e zjarrit me të cilat arritën të lokalizojnë zjarrin.
Deri më tani mbetet të panjohur shkaqet që çuan deri të shpërthimi i zjarrit, në anën tjetër policia është duke intervistuar banorët.
Fire breaks out on top floors of #Battersea tower block in south west #London.#FireSaturdaySpoiler01 pic.twitter.com/ZyWofWSmRh
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) October 13, 2021