Burri i arrestuar për sulmin vdekjeprurës me hark dhe shigjeta në Norvegji, ishte konvertuar në Islam, dhe ekziston frika se ai kishte bindje radikale, tha policia.
Sipas BBC, shtetasi danez, 37-vjeçar, akuzohet për vrasjen e katër grave dhe të një burri të mërkurën mbrëma në qytetin jugor të Kongsberg.
Shefi i policisë rajonale Ole Bredrup Saeverud tha se oficerët kishin qenë në kontakt të fundit me personin në vitin 2020.
Ai u arrestua dhe u mor në pyetje për disa orë gjatë natës.
Viktimat ishin të gjitha nga mosha 50 deri 70 vjeçe, tha Saeverud të enjten në mëngjes.