Rusia të shtunën regjistroi një mijë vdekje nga COVID-19 në një ditë të vetme për herë të parë që kur filloi pandemia.
Shifra ishte rritur gjatë gjithë javës, me Kremlinin duke fajësuar popullin rus për mos marrjen e vaksinave.
Vetëm rreth një e treta e popullsisë ka marrë një dozë të vaksinës, mes mosbesimit të gjerë ndaj vaksinimit.
Në Rusi shifra prej 222 mijë vdekjeve nga COVID është më e larta në Evropë, me 33 mijë infeksione të tjera të raportuara të shtunën.
Qeveria ka shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta sepse thotë se duhet të mbajë ekonominë në punë, shkruan BBC.
“Në një situatë ku infeksionet po rriten, është e nevojshme të vazhdojmë t’u shpjegojmë njerëzve se ata duhet të vaksinohen. Është vërtet e papërgjegjshme të mos vaksinohesh”, ka thënë zëdhënësi Dmitry Peskov.
Qeveria këmbëngul se sistemi shëndetësor nuk është mbingarkuar dhe mund të përballojë numrin në rritje të pacientëve.
Numri i rasteve aktive të njerëzve të infektuar në Rusi është rreth 750 mijë gjithashtu më i larti që ka qenë që kur filluan regjistrimet në shkurt 2020.