U vesh si polic dhe ndoqi 14-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe të abuzonte seksualisht me të

Evropë

U vesh si polic dhe ndoqi 14-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe të abuzonte seksualisht me të

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është akuzuar pasi tentoi të rrëmbente një vajzë 14-vjeçare dhe donte të abuzonte seksualisht me të. Ai mbante veshje polici dhe e ruante sa herë shkonte në shkollë.

Rreth orës 8 të mëngjesit, e mitura po shkonte në shkollë, kur David Peter Young kishte një xhaketë jeshile dhe e mori duke e futur në një rrugicë. Pavarësisht se tentoi të bënte diçka më shumë, nuk ia doli.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë por fatmirësisht 14-vjeçarja nuk pësoi asnjë dëm.

Ditën e djeshme ai u dërgua në paraburgim për veprën penale të imitimit të një polici, të rrëmbimit dhe të tentativës për abuzim seksual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat