Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku babai vrau aksidentalisht me armë zjarri vajzën e tij 15-vjeçare.
Ngjarja u regjistrua në provincën e San Felice del Benaco, në Brescia ndërsa 57-vjeçari Roberto Balzaretti po mbante në dorë pushkën dhe po ua tregonte të afërmve.
Papritmas një krismë u dëgjua, i cili goditi vajzën e mitur.
Karabinierët kanë nisur hetimet dhe po pyesin dëshmitarët, por pista më e mundshme mbetet ajo e aksidentit.