Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar këtë të mërkurë 5 km në verilindje të Arkalochori, me thellësi deri në 11.7 km
Mediat greke bëjnë me dije se një tërmet me magnitutë 4.3 i shkallës rihter është ndjerë në zonën e Arkalochorit.
Llëkundjet janë ndjerë dhe në Heraklion dhe zona të tjera të Kretës.
Ndërkohë më herët në zonën specifike të “sëmurë” të Kretës ka pasur dy dridhje të tjera të magnitudës mbi 3 Rihter.