Një vullkan në ishullin spanjoll La Palma ishte ende duke nxjerrë lavë të Mërkurën, mbi një muaj pasi shpërtheu.
Vullkani në një nga Ishujt Kanarinë në veriperëndim të Afrikës deri më tani ka shkatërruar më shumë se 1,800 ndërtesa, kryesisht shtëpi, megjithëse evakuimet e shpejta kanë ndihmuar në shmangien e viktimave në ishullin e rreth 85 mijë njerëzve.
Shkencëtarët që monitorojnë shpërthimin nuk kanë parë asnjë indikacion se ai po zvogëlohet, pasi lumenjtë e lavës vazhdojnë të rrjedhin ngadalë drejt detit, raporton AP.
Vullkani ka prodhuar një zhurmë të vazhdueshme, me dhjetëra tërmete të vegjël shumicën e ditëve, dhe ka mbuluar një zonë të gjerë me hirin vullkanik.
Rreth 7,000 njerëzve u është dashur të lënë shtëpitë e tyre.