Identifikohet varianti i ri i koronavirusit në Rusi

Evropë

Identifikohet varianti i ri i koronavirusit në Rusi

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:03
Ilustrim

Në Rusia janë raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant i cili besohet se është edhe më ngjitës sesa varianti Delta.

Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet gjerësisht, ka thënë Kamil Khafizov, hulumtues i lartë në institucionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor, bazuar në raportimet e agjencive lokale të lajmeve.

Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov.

Rusia së fundmi po përballet me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat