Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka kërkuar të shtunën nga Ministria e Punëve të Jashtme që dhjetë ambasadorë që janë duke shërbyer në shtetet e perëndimit t’i shpallin non grata.
Ai e kërkoi këtë për shkak se ata e kanë kërkuar lirimin e filantropistit Osman Kavala.
Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare që u mbajtën në vitin 2013 në Turqi për përfshirjen në një grushtshtet. Ai i mohon këto akuza.
Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bëjnë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ” lirim urgjent”.
Ata u thirrën nga Ministria e jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.
“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin Eskisehir në veriperëndim të Turqisë. .
“Ata do të njohin dhe kuptojnë Turqinë. Ditën që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, shkruan Reuters.