Ky është momenti tronditës kur një grup migrantësh u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në aeroportin Heathrow të Londrës.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë grupin prej rreth nëntë migrantësh, përfshirë fëmijë të vegjël, të grumbulluar brenda automjetit ndërsa oficerët e policisë flasin me ta.
Skenat vijnë ndërsa shifrat e fundit të Qeverisë britanike treguan se gjithsej 19,533 njerëz kanë bërë udhëtimin 21 milje nëpër kanal me anije deri më tani në vitin 2021 – më shumë se dyfishi i 8,410 që arritën vitin e kaluar.
Dhe personi që ka marrë pamjet, i cili nuk donte të tregonte emrin e tij, tha për MailOnline: ‘Ishte një shok, kaq. Thjesht shok”.