Nëna 31-vjeçare ndërron jetë pasi përjetoi tmerrin me vdekjen e vajzës 8-vjeçare

Evropë

Nëna 31-vjeçare ndërron jetë pasi përjetoi tmerrin me vdekjen e vajzës 8-vjeçare

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:45
Alice, Ella

Një familje në Angli ka përjetuar një dhimbje të madhe, pasi nëna që humbi vajzën 8-vjeçare 4 vite më parë, ndërroi jetë.

Për fat të keq Alice humbi betejën e saj njëvjeçare me kancerin.

31-vjeçarja, nga Middlesbrough, kishte folur më parë për dhimbjen e saj pasi e bija tetë-vjeçare, Ella vdiq në vitin 2017, ndërsa priste për një zemër donatore.

Nëna e dy fëmijëve, Alice, nga Middlesbrough, tregoi “forcë të pabesueshme” pavarësisht se kaloi mpmente tragjike në familje.

E ndjera u diagnostikua me kancer gjiri në tetor të vitit të kaluar dhe iu nënshtrua kimioterapisë në Spitalin Universitar James Cook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat