Një varkë britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetër është gjobitur, mes një grindjeje në rritje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit, raporton BBC.
Ministrja franceze Annick Girardin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës.
Ajo tha se i pari nuk iu përmbajt menjëherë dhe i dyti nuk u lejua të peshkonte në ujërat franceze kështu që u ndalua.
Më herët, sekretari i mjedisit tha se po heton "urgjentisht" situatën në lidhje me anijen e ndaluar - e cila është quajtur si Cornelis Gert Jan.