Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një numër i lartë i rasteve të reja me Covid.
Raporti i ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se kanë rezultuar të infektuar me Covid 5 335 qytetarë nga 474 778 testime dhe kanë humbur jetën 33 persona.
Gjithashtu në orët e fundit kanë fituar betejën me Covid 3 433 persona, ndërsa vijojnë të jenë në kujdesin intensiv 349 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,762,563 të infektuar mes të cilëve kanë humbur jetën 132 037 persona.