Moti i keq në Sicili, 80 familje në Augusta bllokohen nga përmbytjet

Evropë

Moti i keq në Sicili, 80 familje në Augusta bllokohen nga përmbytjet

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë Italinë e jugut, ndërsa stuhia po shkakton dëme në pjesë të ndryshme të Sicilisë.

Rreth 80 familje kanë mbetur të bllokuara në Augusta pas reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të përroit Porcaria në zonën e Syracusano.

Ndërkohë në Floridia një person është shpëtuar nga një makinë e përmbytur, shkruajnë mediat e huaja.

Gjithashtu për shkak të daljes nga shtrati të lumit Mortellaro është dashur ndërhyrja e emergjencave për të ndihmuar disa qytetarë, në këtë zonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat