Rekord rastesh me COVID në Greqi, mbi 400 pacientë në gjendje të rëndë

Evropë

Rekord rastesh me COVID në Greqi, mbi 400 pacientë në gjendje të rëndë

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4696 raste të reja me COVID, duke shënuar rekordin më të madh ditor që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 38 pacientë. Bashkë me ta shkon në 15,894 numri i viktimave në total. Mbi 95% e tyre raportohet të kenë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 404, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç. Prej tyre 344 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 277 pacientë të rinj të infektuar me COVID. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat