Ligjvënësit në Poloni kanë miratuar ndërtimin e përshpejtuar të një pengese prej 347 milionë eurosh në kufirin e saj me Bjellorusinë, për të ndihmuar në përpjekjen për të ndaluar fluksin në rritje të emigrantëve.
Plani u propozua nga qeveria e krahut të djathtë dhe tani ka nevojë vetëm për miratimin e presidentit Andrzej Duda.
Polonia dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian akuzojnë regjimin bjellorus të Presidentit Alexander Lukashenko për inkurajimin dhe ndihmën e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të hyrë në BE përmes kufijve me Bjellorusinë, njofton Euronews.
Varshava thotë se qeveria në Minsk po kërkon të destabilizojë të gjithë bllokun në hakmarrje për sanksionet perëndimore.
Polonia ka ndërtuar një gardh me tela brisk në kufi dhe ka dërguar mijëra roje kufitare, trupa dhe policë, por masat nuk kanë arritur të ndalojnë fluksin.