Kryeministri polak: BE ndodhet në situatë të vështirë, nuk do të shkojmë askund

Evropë

Kryeministri polak: BE ndodhet në situatë të vështirë, nuk do të shkojmë askund

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:28
Mateusz Morawieck

Bashkimi Europian është në një situatë të vështirë, por Polonia mbetet një anëtare besnike e bllokut, deklaroi Kryeministri polak Mateusz Morawiecki për të përditshmen italiane ”Il Messaggero”.

Kryeministri polak theksoi është e vështirë të gjesh një komb që është aq i lidhur me idenë e lirisë, demokracisë dhe idesë evropiane sesa polakët.

“Polonia nuk do të shkojë askund jashtë Evropës. Polonia është dhe do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne jemi pjesë integrale e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai për gazetën italiane.

Teksa foli për tensionet Bruksel –Varshavë, ai tha se Evropa duhet të përqëndrohet në problemet reale në vend që të përfshihet në konflikte të brendshme.

Kur u pyet për vendimet e gjykatës polake që vuri në pikëpyetje supremacinë e ligjit të BE-së, ai tha se Polonia repekton ligjet e BE-së ashtu si çdo vend tjetër.

Kryeministri shprehu bindjen se “presioni mbi Europën po rritet”. Morawiecki vuri në dukje se Rusia po  përdor gazin natyror për të shantazhuar vendet evropiane dhe t’i detyrojë ato që të marrin vendime në favor të interesave të saj.

Ai foli dhe për situatën ekonomike të BE-së, ku deklaroi se çmimet e larta të gazit po rëndojnë xhepat e konsumatorëve dhe se po rritet pasiguria se brezat që do të vijnë do të kenë një të ardhme më të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat