Igor Kirillov, njeriu që konsiderohej si fytyra dhe zëri i Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në Rusi në moshën 89-vjeçare.
Kirillov ishte folësi kryesor i lajmeve në televizionin shtetëror sovjetik. Me stilin e tij origjinal, pa nxitim dhe qetësi të admirueshme, ai informoi shikuesit për anijen e parë kozmike në hapësirë dhe gjithashtu lexonte komunikatat e Partisë Komuniste.
Ai gjithashtu ishte moderator i disa prej paradave kryesore të ushtrisë ruse në Sheshin e Kuq në Moskë dhe i kongreseve të komunistëve. Kur udhëheqësit sovjetik ndërronin jetë, ishte Igor Kirillov personi që komentonte ceremoninë funerale të tyre në Murin e Kremlinit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/31/auto_-640-0-617da88205a001635660466.jpg)
Në fund të viteve 1980, me ndryshimin e televizionit në të gjithë botën, fytyra e Kirillov nisi të zhdukej nga ekranet e televizionëve, pasi folësit e lajmeve gjithmonë e më shumë ishin edhe vetë gazetarë.