​13 të plagosur nga përplasja e trenave në Angli

Evropë

​13 të plagosur nga përplasja e trenave në Angli

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 23:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një përplasje e drejtpërdrejtë e dy trenave ka ndodhur sonte në Angli midis Andover dhe Salisbury, njoftoi Hekurudhat Jugperëndimore.

Të gjitha shërbimet emergjente janë të angazhuara në terren.

"Ne jemi aktualisht në skenën e një aksidenti që përfshin dy trena midis Andover dhe Salisbury," tha policia e Wiltshire.

BBC raporton se dyshohet se 13 persona janë lënduar lehtë nga aksidenti i ndodhur në tunel, transmeton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat